Ballina LAJME Maqedoni e Veriut, më 2 prill kryeministri grek Tsipras viziton Shkupin

Maqedoni e Veriut, më 2 prill kryeministri grek Tsipras viziton Shkupin

Kryeministri grek Alexis Tsipras, të martën më 2 prill, do të vizitojë Maqedoninë e Veriut. Delegacioni që do të kryesohet nga kryeministri Tsipras do të pritet në aeroportin në Shkup dhe më pas në ceremoninë e posaçme solemne me nderime të larta shtetërore.

Kryeministrat Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras do të kenë një takim dypalësh dhe më pas edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Gjithashtu, kryeministrat Zaev dhe Tsipras do të marrin pjesë edhe në një forum biznesi. Kryeministri grek vjen në Shkup edhe me delegacionin e biznesit, që e përbëjnë përfaqësues të mbi 70 kompanive të mëdha dhe të mesme.