Ballina LAJME Maqedoni e Veriut, kush është kandidati për president Stevo Pendarovski

Maqedoni e Veriut, kush është kandidati për president Stevo Pendarovski

Stevo Pendarovski mbetet pretendenti kryesor për të fituar garën për presidentin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut, që zhvillohet më 21 prill. Ai është kandidati i përbashkët i Lidhjes Social-Demokrate dhe i Bashkimit Demokratik për Integrim, ndonëse pjesë e zgjedhjeve presidenciale deri tani janë edhe dy kandidatë të tjerë, Gordana Siljanovska Davkova nga Partia Demokratike për Unitet Kombëtar dhe Blerim Reka që mbështetet edhe nga Aleanca për Shqiptarët.

Stevo Pendarovski, aktualisht 55 vjeç, ka studiuar për shkenca juridike në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi, në Shkup, ndërkohë që po aty ka kryer edhe studimet pasuniversitare për shkenca politike. Krahas angazhimit të tij politik, ai është edhe profesor i asociuar i sigurisë ndërkombëtare në Kolegjin Amerikan, në Shkup.

Në periudha të ndryshme, ai ka qenë deputet dhe pjesë e kabineteve qeveritare të Lidhjes Social-Demokrate në pozicionin e ekspertit, ndërkohë që ka qenë edhe këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentëve Boris Trajkovski dhe Branko Crvenkovski.

Më 7 dhjetor 2017, Pendarovski dha dorëheqje nga funksioni i deputetit pasi që u emërua në detyrën e koordinator kombëtar për përgatitje të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në NATO, detyrë të cilën ende e mban.