Ballina LAJME Maqedoni e Veriut, kryeministri Zaev: Duam datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm në...

Maqedoni e Veriut, kryeministri Zaev: Duam datën, jo anëtarësimin e menjëhershëm në BE

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që të caktojnë datën e nisjes së bisedimeve për anëtarësim. “Ne kërkojmë datën e bisedimeve dhe jo anëtarësim të menjëhershëm, – ka thënë kryeministri Zaev. – Ne kërkojmë që të vlerësohet angazhimi që kemi bërë. BE është tërheqëse për ne dhe kjo na motivon. Deri tani kemi bërë shumë dhe kemi besim te Evropa.”

Ndërkohë, opozita në Shkup ka thënë se është në pritje të përgjigjes së kryeministrit Zaev lidhur me gatishmërinë e saj për të kontribuar në marrjen e datës së bisedimeve. “Jemi të gatshëm që t’i ofrojmë të gjitha kapacitetet tona që të përmirësohen ato standarde që do të nënkuptonin anëtarësim më të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE,” – ka deklaruar zëdhënësi i VMRO DPMNE-së, Naum Stoilkovski.