Ballina LAJME Maqedoni e Veriut, betohet Pendarovski, marrin pjesë edhe Meta dhe Thaçi

Maqedoni e Veriut, betohet Pendarovski, marrin pjesë edhe Meta dhe Thaçi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot do të mbajë seancën solemne për betimin e presidentin e ri Stevo Pendarovski. Fjalimi dhe betimi i Pendarovskit para Kuvendit do të përcillet edhe nga homologët e tij të rajonit, presidenti shqiptar Ilir Meta, ai kosovar Hashim Thaçi, presidenti bullgar Rumen Radev dhe ai serb Aleksandar Vucic. Njëkohësisht, të pranishëm do të jenë edhe përfaqësues nga Turqia, Greqia dhe Sllovenia.

Pas inaugurimit, presidenti i ri Pendarovski do të do të prezantohet me kabinetin e presidentit në ikje Gjorge Ivanov dhe, pas përfundimit të takimit, Pendarovski dhe Ivanov do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pendarovski u zgjodh president i Maqedonisë së Veriut pas fitores në raundin e dytë në zgjedhjet e pesta presidenciale që nga shpallja e pavarësisë.