Ballina RAJONI Maqedoni, drogë me thasë, kapen trafikantët shqiptar

Maqedoni, drogë me thasë, kapen trafikantët shqiptar

Rreth 60 kg marijuanë janë kapur nga policia kufitare perëndimore në Maqedoni.
Sipas informacioneve të para, lënda narkotike është tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në kufirin e gjelbër, nga një grup shtetasish shqiptarë që e kalonin kufirin në mënyrë të fshehtë dhe të paligjshme.

Media maqedonase “Alsat” shkruan se një pjesë e grupit është arrestuar ndërkohë që vazhdon ndjekja e personave të tjerë, të cilët mendohet se janë të përfshirë në këtë rast.
Operacioni u zhvillua nga Qendra e Policisë Kufitare në Perëndim.

Të dhënat flasin për një trafik të mirëfilltë droge, ndërkohë që ende nuk janë zbuluar emrat e trafikantëve. E panjohur për momentin është edhe destinacioni i lëndës narkotike që vinte nga Shqipëria.