Ballina RAJONI Maqedoni, arrestohet shqiptari me 45 kg drogë

Maqedoni, arrestohet shqiptari me 45 kg drogë

Policia maqedonase ka zhvilluar një aksion në luftën kundër drogës. Kështu policia në Tetovë, në bashkëpunim me sektorin kundër krimit të organizuar, ka kryer kontroll në një kafaz pëllumbash, ku ka gjetur dhe konfiskuar 45 kilogramë drogë e tipit marijuanë.

Deri më tani është arrestuar një person i cili kishte fshehur 45 kg drogë në kafazin e pëllumbave, ndërsa po hetohen edhe disa pista të tjera që mund të kenë ndërlidhje me rastin në fjalë.

Vetëm, gjatë ditës së djeshme, në Tetovë, janë konfiskuar rreth 65 kilogram lëndë narkotike e tipit kanabis sativa dhe marijuanë.