Ballina RAJONI Maqedoni, arrestohet ish-ministri i transportit

Maqedoni, arrestohet ish-ministri i transportit

Arrestohet ish-ministri i transporitit të Maqedonisë Mile Janakieski si dhe ish-sekretari i përgjithshëm i qeverisë Kiril Bozinovski. Ata janë arrestuar mbrëmjen e djeshme me kërkesë të prokurorisë speciale dhe ky vendim u miratua nga Gjykata Penale.

Arrestimi ka ardhur si rezultat i arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas Gruevski dhe për të shmangur një largim të tyre nga Maqedonia e për tu fshehur diku tjetër policia i ka çuar pas hekurave.

Dy të arrestuarit janë nën hëtim për çështjen “Talir” dhe janë akuzuar për disa raste të tjera përfshirë “Titanikun” që është vendosur posaçërisht një seancë dëgjimore. Mile dje u shpreh se nuk e përkrahte ikjen e Gruevskit.