Një person është vënë në pranga pasi u konstatua duke bërë manovra të rrezikshme me makinën e tij në rrugën “Teodor Keko”, në Tiranë.
34-vjeçari me inicialet N. A, rezultoi se ishte edhe nën efektin e alkoolit.
Gjatë kontrollit policor, ky shtetas i ka ofruar agjentit verifikues disa kartëmonedha me prerje 1000 lekë dhe 500 lekë (me vlerë totale 4500 lekë), me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.
Në këto kushte, nga efektivët e Policisë Rrugore u be arrestimi i drejtuesit të mjetit, për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.