Ballina Aktualitet Manastirliu: Shqipëria progres në zbutjen e pabarazisë gjinore dhe masat kundër dhunës...

Manastirliu: Shqipëria progres në zbutjen e pabarazisë gjinore dhe masat kundër dhunës ndaj grave

Ministrja Manastirliu u shpreh gjatë fjalës së saj në Forumin e dytë Rajonal me temë “Fund dhunës ndaj grave në Ballkanin Perëndimor dhe në Turqi, u shpreh se Shqipëria ka bërë progress në zbutjen e pabarazisë gjinore, por mbetet ende shumë për të bërë për reduktimin e dhunës me bazë gjinore dhe fuqizimin e gruas.

“Jemi mbledhur në këtë Forum për të ndarë së bashku praktikat më të mira, ide dhe iniciativa ndërmjet të gjithë aktorëve në nivel rajonal, si hapi i duhur drejt adresimit të sfidave në arritjen e barazisë dhe drejtësisë gjinore. Qeveria e Shqipërisë e ka vendosur axhendën gjinore në qendër të politikave zhvillimore, duke ndërmarrë një qasje gjithëpërfshirëse të fushave dhe komponentëve në të cilët janë fokusuar përpjekjet për arritjen e barazisë gjinore”, tha Manastirliu.

Duke përmendur ndryshimet ligjore që janë bërë në Ligjin për Masat Ndaj Kundër Dhunës në Marrëdhëniet Familjare, Manastirliu rënditi në fjalën e saj elementët ku Shqipëria është model suksesi, duke u ndalur tek buxhetimi me bazë gjinore apo ngritja e shërbimeve të reja për gratë dhe vajzat.

“Është bërë punë e konsuderueshme në drejtim të përfshirjes së barazisë gjinore si një nga parimet themelore të sistemit buxhetor shqiptar, duke siguruar akses të barabartë në të drejta dhe mundësi për gratë dhe burrat. Janë 37 programe buxhetore ku janë përfshirë të gjithë Ministritë. Në Shqipëri ofrojmë shërbimet e plota, me synim riintegrimin e grave të dhunuara, në qendrën kombëtare të viktimave të dhunës dhe qendrën e mbrojtjes së viktimave të trafikimit si dhe 3 qendra që financojmë me Fondin Social në Elbasan, Vlorë dhe Tiranë, për mbrojtjen e grave viktima të dhunës, si dhe qendra Lilium që ofron shërbime për të mbijetuarat e dhunës seksuale”, tha Manastirliu.