Manastirliu e thotë hapur, këto kategori po përhapin virusin, synimi ynë nuk është gjoba

88

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu foli sot në Parlament në lidhje me situatën e COVID-19 në Shqipëri.

Ajo deklaroi se çdo vendim i marrë deri më tani është në të mirë të qytetarëve dhe synon të ulë kurbën e infeksioneve.

Gjatë fjalës së saj, ministrja ka thënë se të rinjtë janë ata që po përhapin virusin.

“Të rinjtë apo ata që frekuentojnë klubet e natës dhe diskot janë vlerësuar si përhapës të një zinxhiri infeksioni gjatë kësaj periudhe. Vetë shëndeti i tyre kompromentohet dhe bëhen vektorë të shpërndarjes së infeksionit te prindërit dhe të moshuarit”, u shpreh ministrja.

“Puna më e madhe është në territor me epidemiologët, jemi duke punuar për të fuqizuar skuadrat lëvizëse të Urgjenca në funksion të dhënies së shërbimit në banesë, e po ashtu për skuadrat rezervë për hapjen e Covid 3 dhe Covid 4 dhe po rrisim kapacitet e testimit”, -përmbylli Manastirliu.