Ballina Aktualitet Mamurras, makina përplaset me shtyllën, dy të plagosur

Mamurras, makina përplaset me shtyllën, dy të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Mamurras, ku një automjet doli nga rruga dhe u përplas me shtyllën, e si pasojë e tij dy persona mbetën të plagosur.

Në automjet ndodhej shtetasi L.D.,21 vjeç, banues në Lezhë dhe shtetasi A.K, 37 vjeç, banues në Mamurras. Të dëmtuarit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin, po kryejnë veprimet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.