Ballina BOTA Maltë, arrestohet shqiptari i kërkuar prej një viti për grabitje bizhuterish

Maltë, arrestohet shqiptari i kërkuar prej një viti për grabitje bizhuterish

Policia malteze ka arritur të arrestojë shqiptarin Bektash Muka, i kërkuar prej një viti për vjedhjen e gjysmë milioni euro bizhuteri në një qendër tregtare në Maltë.

Shqiptari u kap teksa po tentonte të hynte me armë në aeroport, ndërsa gjatë kontrolleve fizike iu gjet me vete një armë zjarri dhe një sasi e vogël droge.

Policia ende po përpiqet për zbardhjen e shkakut të hyrjes së shqiptarit me armë në aeroport. Ende nuk është e qartë nëse shqiptari po përpiqej të ikte nga Malta apo po planifikonte që të kryente ndonjë vepër penale.

Vitin e shkuar Bektash Muka vodhi gjysmë milion euro bizhu “Diamonds International”.