Mallkim i COVID-it “përfshin” klerikët serbë, humb jetën peshkopi Artemije

20

Klerikët më të lartë në Serbi, po humbin jetën ditë pas dite nga Covid 19.

Artemije Radosavljeviç, një nga peshkopët më të njohur të Kishës Ortodoske serbe ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare.

Ai po trajtohej për COVID-19 në spitalin e sëmundjeve infektive në Valjevë.

Para tij, ka humbur gjithashtu jetën kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfilohije dhe më pas, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej.