Ballina Aktualitet Mallakastër, dhjetë hektarë me ullinj përfshihen nga zjarri

Mallakastër, dhjetë hektarë me ullinj përfshihen nga zjarri

Një zjarr i madh ka përfshirë ditën e sotme rreth dhjetë hektarë tokë të mbjellë me ullishte, në fshatin Lapaluc të Mallakastrës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëse nga Mallakastra dhe Patosi të cilët po punojnë për neutralizimin e zjarrit që ndihmohet nga era.

Por raportohet se terreni i vështirë e ka bërë thuajse të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve dhe se ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e zjarrit.