Maliq, dy persona bëhen për spital pas një konflikti me thika

29

Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës në Maliq, pasi është konfliktuar me dy persona të tjerë në fshatin Podgorie, duke përdorur sende të forta dhe mjete të mprehta.

Nga ana tjetër, ka nisur procedim penal ndaj shtetasit R.Xh., i cili së bashku me vëllain e tij, D.Xh., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Tashmë 30-vjeçari akuzohet për veprën “Plagosja e rëndë me dashje” dhe tjetri procedohet për “Plagosje të lehtë me dashje”