Ballina Aktualitet Maliq, aksident, makina bie në lum

Maliq, aksident, makina bie në lum

Një aksident ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Maliq-Korçë, tek ura në dalje të Maliqit, ku një automjet veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lum.
Mjeti me targa AA527VK, dyshohet se ka patur brenda vetëm drejtuesin Gj. E, 24 vjeç, banues në Maliq.

Nuk dihet ende sa persona ishin brenda makinës, por deri më tani dyshohet se ka qenë vetëm drejtuesi i mjetit.

Po punohet për nxjerrjen e automjetit nga lumi, por thellësia e tij po e vështirëson punën.