Mali Zi hap plotësisht kufirin me Shqipërinë! Nuk duhet as tampon e as dëshmi vaksine

101

Autoritetet në Malin e Zi njoftuan të dielën se kanë vendosur të hapin plotësisht kufijtë për të gjithë qytetarët dhe turistët që duan ta vizitojnë.

Agjencia kroate e lajmeve HINA tha se qeveria malazeze vendosi të hapë më në fund kufijtë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian dhe vendet e tjera me virulencë të ulët pandemike, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Mali i Zi i shtohet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në vendet që kanë hequr kufizimet për shqiptarët.