Ballina Aktualitet Mali i Zi, presidenti Meta ndan emocionet pas takimit me banorët

Mali i Zi, presidenti Meta ndan emocionet pas takimit me banorët

Presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit e tij emocionet dhe mbresat që ka përjetuar gjatë takimeve me banorët e Rozhajës .

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai ka pohuar se dashuria që përcjellin këta banorë për Flamurin Kombëtar është tregues i prosperitetit.

Meta u ndal gjithashtu edhe tek bukuritë natyrore të kësaj zone.

“Kthehem nga Rozhaja me mbresat më të thella dhe jashtëzakonisht i lumtur pas takimeve me shqiptarët atje. Bukuritë përrallore të kësaj zone dhe dashuria e banorëve për trevat ku kanë lindur të parët e tyre, për gjuhën dhe Flamurin Kombëtar, besoj do t’i japin në të ardhmen edhe më shumë kuptim ëndrrave të Jeta dhe Elbenita Dacit, e fëmijëve të tjerë të Rozhajës. Të gjithë ne duhet të jetojmë me vështirësitë e realizimit të ëndrrave të këtyre fëmijëve, dhe të gjithë fëmijëve shqiptarë kudo ndodhen,” – shkruan  Meta.