Ballina Aktualitet Mali i Zi, presidenti Meta i dhuron shkollës shqipe fotografi të rilindasve

Mali i Zi, presidenti Meta i dhuron shkollës shqipe fotografi të rilindasve

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Malin e Zi, është ndalur edhe në shkollën fillore në gjuhen shqipe në fshatin Dacaj, në Komunën e Rozhajës, ku edhe dhuroi një set me fotografi të 40 përfaqësuesve më të ndritur të Rilindjes Kombëtare, si edhe fotografinë e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

Presidenti Meta u prit nga stafi pedagogjik, dhjetëra nxënës e prindër të tyre. Kjo ishte hera e parë që një president shqiptar viziton këtë shkollë fillore.