Ballina RAJONI Mali i Zi, presidenti Djukanovic: Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi do të ketë...

Mali i Zi, presidenti Djukanovic: Ndryshimi i kufirit Kosovë-Serbi do të ketë pasoja

Presidenti malazez Milo Djukanovic ka ritheksuar qëndrimin e Podgoricës se ndryshimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë do të shoqërohet patjetër nga efekti domino, ku edhe vendet e tjera të rajonit do të kërkojnë një gjë të tillë.

Sipas tij, negociatat mes presidentëve të Kosovës dhe Serbisë kanë shkaktuar “nervozizëm” në Mal të Zi. “Kam frikë se një zhvillim i tillë i situatës u hap rrugë mbështetësve të ‘Serbisë së madhe’. Disa prej tyre përsëri kanë nisur të vënë në dyshim pavarësinë e Malit të Zi, duke pretenduar se Serbia ka të drejtë natyrore mbi Malin e Zi. Kjo retorikë është e rrezikshme në kohë të paqëndrueshmërisë, gjë që është dëshmuar edhe në vitet ’90,” – ka thënë presidenti Djukanovic në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.