Ballina RAJONI Mali i Zi pranon se Gruevski hyri dhe doli në 11 nëntor

Mali i Zi pranon se Gruevski hyri dhe doli në 11 nëntor

Ministria e Brendshme e Malit të Zi njoftoi se ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka hyrë dhe ka dalë nga ky vend në datën 11 nëntor, nga ku është arratisur më pas në Hungari ku kërkoi azil politik. Një ditë më parë ishte policia shqiptare që pranoi se Gruveski ishte larguar drejt Malit të Zi nga pika e kalimit kufitar Hani i Hotit, me një automjet të ambasadës hungareze.

Përmes një deklarate për shtyp, Ministria theksoi se policia ka kryer të gjitha procedurat në respekt të ligjit. Një ditë më parë, Policia e Shtetit bëri me dije se Gruevski ka dalë nga Shqipëria si pasagjer në makinën e ambasadës Hungareze. Mësohet se në datën kur Gruevski ka dalë nga territori shqiptar përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, ai nuk ka qenë në kërkim. Ai është shpallur në kërkim nga Interpol Shkupi më datë 13 nëntor 2018.