Ballina BOTA Mali i Zi, në burg 14 persona, akuzohen për komplot të paprecedentë...

Mali i Zi, në burg 14 persona, akuzohen për komplot të paprecedentë ndaj shtetit!

Sot gjykata e Malit të Zi ka vendosur të lërë në burg 14 persona të cilët akuzohen për një komplot të paprecedentë.

Bëhet fjalë për trazirat e vitit 2016 ku protestues të shumtë ishin kundër futjes së vendit të tyre në NATO.

2 nga protestuesit , lider të opozitës janë dënuar sot me 5 vite burg dhe mendohet të ketë edhe arrestime të tjera.

Komploti sheh protagoniste Rusinë e cila mendohet të ketë nxitur dhe sponsorizuar protestën duke blerë armë dhe duke i nxitur malazezët kundër NATO-s. Kjo vjen si pasojë e refuzimit kategorik që Rusia i kishte bërë futjes së Malit të Zi në NATO pasi ai është pikë strategjike e saj në detin Adriatik.

Pas protestës , persona të armatosur mendohet se do të futeshin në parlament për të vrarë kryeministrin Milo Djukanovic dhe për të krijuar një qeverisje të re pro Rusisë e kundër NATO-s.