Ballina Aktualitet Mali i Zi, ministrja Xhaçka: Kosova të jetë pjesë e Kartës së...

Mali i Zi, ministrja Xhaçka: Kosova të jetë pjesë e Kartës së Adriatikut

Shqipëria merr kryesimin e Kartës së Adriatikut dhe synon të mundësojë edhe anëtarësimin e Kosovës në këtë strukturë rajonale tl sigurisë. Ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, teksa mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut, në prani edhe të zëvëndësasistentes së sekretarit të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, takim ky i zhvilluar në Mal të Zi, i ftoi homologët e saj të vendeve të rajonit që të mbështesin nismën e Shqipërisë për t’i hapur dyert edhe vendeve të tjera që aspirojnë të jenë pjesë e NATO.

“Ka ardhur koha që, përpara se të kërkojmë që NATO të hapë dyert e veta, duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të hapim dyert për njëri-tjetrin, pikërisht këtu në shtëpinë tonë. A-5 duhet të bëhet A-6 dhe vitin e ardhshëm, gjatë të cilit Shqipëria do të kryesojë A-5, të gjithë duhet të mirëpresim Kosovën për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative pararendëse për integrimin e rajonit në NATO,” – ka thënë ministrja Xhaçka.

Karta e Adriatikut, e njohur ndryshe edhe si A-5, është një strukturë rajonale sigurie, e ngritur nën kujdesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pjesëmarrës janë Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Maqedoni dhe Shqipëria.