Ballina Aktualitet Mali i Zi, ministri Bushati viziton Plavën dhe Gucinë

Mali i Zi, ministri Bushati viziton Plavën dhe Gucinë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nis sot një vizitë në komunat Plavë dhe Guci, në Malin e Zi.

Në njoftimin për shtyp të MEPJ-së bëhet e ditur se Bushati do të takohet me shqiptarët e Malit të Zi për të uruar festat e nëntorit.

Bushati do të takohet me Kryetarët e forcave politike që përfaqësojnë shqiptarët dhe të zgjedhurit e tyre në këshillin bashkiak të Plavës dhe Gucisë dhe do të inaugurojë ambientet e reja të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.