Ballina Aktualitet Mali i Zi, ministri Bushati: Vëmendje të vazhdueshme nga shteti amë

Mali i Zi, ministri Bushati: Vëmendje të vazhdueshme nga shteti amë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka premtuar vëmendje të vazhdueshme nga shteti amë gjatë vizitës që zhvilloi në zyrat e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Plavë dhe Guci, për të uruar festat e Nëntorit.

“I sigurova për vëmendjen e vazhdueshme të shtetit amë, si nxitës dhe garantues kryesor i të drejtave të tyre në Malin e Zi. Ne do të vijojmë mbështetjen e pakursyer të faktorit politik shqiptar,” – u shpreh ministri gjatë fjalimit të tij.

Bushati theksoi se bashkë me kryetarin e Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj dhe kryetarin e Komunës së Plavës Mirsad Bajraktareviç, ka vendosur piketat e bashkëpunimit ndërkufitar.

“Vendosëm gjithashtu piketat e bashkëpunimit ndërkufitar, përmes fondeve të BE-së në infastrukturë, turizëm e mjedis. Bashkëpunim nga i cili do të përfitojnë edhe më shumë trevat e banuara nga shqiptarët,” – theksoi më tej Bushati.