Ballina LAJME Mali i Zi, arrestohet shqiptari nga Kosova, dyshohet se është vrasës me...

Mali i Zi, arrestohet shqiptari nga Kosova, dyshohet se është vrasës me pagesë

Një shtetas shqiptar nga Kosova është arrestuar në Budva nga autoritetet malazeze, pasi dyshohet se është vrasës me pagesë, i kontraktuar nga grupet kriminale vendase. Sipas mediave vendase, shtetasi kosovar Bajram Pista, 30 vjeç, arrestuar nën dyshimin se ishte ngarkuar për të vrarë anëtarin e njërës prej dy klaneve kriminale që janë në konflikt.

Në momentin e arrestimit, atij i janë gjetur edhe armë, municione, heroinë dhe një telefon i koduar.

Autoritetet malazeze janë duke hetuar edhe se kush e ka ndihmuar Pistën kur ai kishte mbërritur në Budva, sepse besohet që disa persona kanë pasur kontakt me të dhe i kanë ofruar ndihmë logjistike.