Ballina Aktualitet Malësi e Madhe, vizita e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj pas skandalit...

Malësi e Madhe, vizita e ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj pas skandalit të policit

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj ka shkuar mëngjesin e sotëm në Malësinë e Madhe, pas skandalit të publikuar në media, ku specialisti i policimit në komunitet i Policisë së Shtetit në zonën e Gruemirës, Berhan Bajrakurti, ngacmonte seksualisht një 15-vjeçare, duke i dërguar asaj video intime. Ministri Lleshaj, në këtë vizitë, shoqërohej edhe nga kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, dhe drejtori i Policisë së Shtetit në Qarkun e Shkodrës, Vehbi Bushati.

Takimet e zhvilluara me strukturat vendore të Policisë së Shtetit kanë qenë me dyer të mbyllura, ndërkohë që ministri Lleshaj do të ketë edhe një takim me anëtarët e Këshillit Bashkiak të Malësisë së Madhe.

Pas këtij skandali, Policia e Shtetit ka arrestuar dje efektivin Berhan Bajrakurti, me akuzën se ka ngacmuar seksualisht një të mitur 15-vjeçare.