Ballina KULTURË Malësi e Madhe, piktori Myftar Cubi nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

Malësi e Madhe, piktori Myftar Cubi nderohet me titullin “Qytetar Nderi”

Bashkia Malësi e Madhe nderoi sot me titullin “Qytetar Nderi” artisitin e shquar të mozaikëve Myftar Cubi me motivacionin: “Për vlerat e veçanta artistike në fushë e realizimit të mozaikëve dhe për promovimin e vlerave dhe traditave të trevës së Malësisë së Madhe me anë të këtyre veprave artistike”.

Myftar Cubi, piktori i cili një jetë ia kushtoi mozaikut, që është, sikurse do ta quante që në Rilindjen Italiane artisti Girlandaio: “Piktura e vërtetë e përjetshme”.

Akti i realizimit të një vepre të vërtetë arti në teknikën e mozaikut, me shumë se çdo lloj tjetër pikture kërkon energjinë, talentin, mundin dhe shpirtin e mjaftueshëm për të pasur një jetë të vetën deri në limitet e përjetësisë. Këtë mrekulli mund ta realizojnë vetëm njerëz të zgjedhur prej Zotit dhe për Shqipërinë e sotme, ky është artisti Myftar Cubi.