Ballina Aktualitet Malësi e Madhe, ministri i brendshëm Lleshaj: Krimi duhet të dëbohet nga...

Malësi e Madhe, ministri i brendshëm Lleshaj: Krimi duhet të dëbohet nga Shkodra

Ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tha sot nga Qarku i Shkodrës se “krimi në këtë vend duhet të dëbohet me çdo çmim.”

Ministri Lleshaj zhvilloi një vizitë të papritur, ku pati takime si me strukturat e pushtetit vendor në Bashkinë e Malësisë së Madhe, ashtu edhe me drejtuesit e Policisë së Shtetit në Qarkun e Skodrës. Vizita u krye pas publikimit të skandalit, ku punonjësi i Policisë së Shtetit në zonën e Gruemirës i dërgonte video intime një vajze 15-vjeçare.

“Shkodra është një vend i kulturës, i cili nuk bashkëjeton dhe nuk mund të bashkëjetojë me krimin, – ka thënë ministri Lleshaj. – Krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim, me çdo sakrificë dhe përpjekje. Ju garantoj të gjithëve se angazhimi i Ministrisë së Brendshme, i imi personal, i Policisë së Shtetit do të jetë maksimal për të bërë atë që duhet të kemi të qartë, ku shkolla të jetë një vend ku mbizotëron qetësia, kultura dhe ato tipare që e kanë karakterizuar këtë qytet emblemë të Shqipërisë.”