Ballina BOTA Malajzi, banori gjen piton në oborrin e shtëpisë

Malajzi, banori gjen piton në oborrin e shtëpisë

Anadolu Agency (AA) ka transmetuar se në oborrin e një shtëpie në ishullin Labuan në veri të Malajzisë, është gjetur një piton me peshë prej 100 kilogramësh.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Bernama, një person në rajonin Layangan në ishull, ka hasur në gjarprin gjigant në oborrin e pasme të shtëpisë së tij, pas së cilës ka kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit.

Ekipet zjarrikëse kanë kapur pitonin 3,35 metra i gjatë dhe me peshë 100 kilogram. Pitoni gjigant është dërguar në Njësinë për Mbrojtjen e Faunës. Në këtë ishull deri më tani janë kapur 72 gjarpërinj.