Ballina LAJME Mal i Zi, tragjedi në liqenin e Shkodrës, katër persona humbin jetën

Mal i Zi, tragjedi në liqenin e Shkodrës, katër persona humbin jetën

Një familje me tre anëtarë nga Zeta e Malit të Zi dhe një djalë nga Podgorica u mbytën sot në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën në të cilën ata ndodheshin. Lajmi është bërë i ditur nga mediat malazeze.

Sipas dëshmitarëve, janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, dhe një djalë, i cili u përpoq t’i shpëtonte ata. Varka kishte nëntë persona, të cilët kishin shkuar në Manastrin e Vranjinas, por të tjerët arritën që të dalin në breg, duke shpëtuar.

Departamenti i Emergjencave të Malit të Zi, përfshirë edhe një helikopter, ndodhen në vendin e ngjarjes.