Ballina LAJME Mal i Zi, bombë në makinë, vritet një nga figurat e botës...

Mal i Zi, bombë në makinë, vritet një nga figurat e botës së krimit

Një person ka humbur jetën si pasojë e një shpërthimi me bombë në qendër të Podgoricës, në Mal të Zi. Shpërthimi ndodhi në një makinë në Rrugën “Novaka Miloševa”, në kryeqytet.

Viktimë nga shpërthimi i automjetit të tipit Toyota mbeti 35-vjeçari Nikola Cupic, një nga figurat më të njohura në botën e krimit në Kotorr.

Cupic ka qenë disa herë i arrestuar dhe dyshohej se, në vitin 2014, ka qëlluar më armë zjarri kundër një person, ndërkohë që në shtator të po atij viti kishte vendosur eksploziv në shtëpinë e një personi tjetër.