Makinë 150 mijë eurosh? Lleshaj flet në Kuvend:”Po kushtoi më shumë se 49 mijë jap dorëheqjen”

25

Ministri i Brendshëm, Lleshaj ka folur mbi akuzat për sa i përket makinës “BMW” me të cilën u pa në Kuvend.

Sipas opozitës kjo makinë mund të kapë vlerën prej 150 mijë eurosh.

Lleshaj ka sqaruar se posedon një makinë tip ‘Honda’, qysh prej vitit 2010 dhe se makina “BMW” është blerë për llogari te Ministrisë.

“Media ka pasqyruar një fakt të rremë që kam blerë automjet 100 milionë lekë apo 150 mijë euro. Mjeti ka kushtuar vetëm 49 mijë euro edhe është blerë për llogari të Ministrisë së Brendshme. Nëse ka kushtuar më shumë se kaq, unë jap dorëheqjen”, u shpreh Lleshaj.

Lidhur me këto zëra, ministri tha pak ditë më parë se “larot virtualë dhe tutorët e tyre, që mundohen të qëndrojnë në errësirë, nuk janë të panjohur. Përgjigja për ta do të jetë në rrugë ligjore dhe gjyqësore”.