Makinat përplasen kokë më kokë, drejtuesi ngelet i bllokuar në mjet

88

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Poliçan në vendin e quajtur Uznovë e Madhe.

Dy automjete janë përplasur kokë më kokë dhe shkak mendohet se është bërë lagështia në rrugë.

Të përfshirë në aksident kanë qenë një mjet tip “Benz” me targa AA 462 AM dhe një makinë tip “Honda” me targa AA 259 FT.noa

Si pasojë e këtij aksidenti ka ngelur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip “Honda”, e cila kishte përfunduar në kanal.

Sakaq mjeti tjetër furgon nga goditja është përmbysur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit, si dhe ambulanca që ka transportuar drejtuesin e mjetit për në spitalin rajonal të Beratit.