Ballina Teknologji Makinat e reja elektrike në 2019-n

Makinat e reja elektrike në 2019-n

Viti i ardhshëm pritet të sjellë një hov të ri për makinat elektrike.

Prodhuesit e automjeteve kanë shënuar një progres të rëndësishëm në zhvillimin e tyre.

Ka pasur përmirësime të performances përkrah atyre të games dhe veçorive që i bëjnë mjaft të dëshirueshme, e që po përmirësohen nga viti në vit.

2019-ta pritet t’i sjellë tregut disa modele të reja të përmirësuara, të cilat mund t’ia ndryshojnë mendjen edhe atyre që nuk janë miq të mëdhenj të mjedisit. Këto modele janë vërtet mbresëlënëse. Ndër to, spikasin: “E-tron Sportback” i AUDI-t, Jaguar XJ, Tesla Modeli3, Volvo XC40 electric,apo Nissan IDS dhe Mission E nga Porsche. Makinat elektrike po kalojnë dalëngadalë nga një ide e largët në diçka që njerëzit duan ta blejnë.

“Shitjet e tyre nuk janë ende shumë të mëdha në numër. Por njerëzit kanë nisur më në fund t’i shohin këto produkte, t’i kushtojnë vëmendje dhe të duan t’i blejnë,” – tha Rebecca Lindland, eksperte.