29 vjeçari Klinton Xharaj ka mbetur i vdekur pas aksidentit të rëndë në Kemishtaj të Lushnjës.
Një automjet me drejtues po një 29 vjeçar ka përplasur motomjetin i cili drejtohej nga viktima.
Viktima ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë në rrugën kryesore të zonës dhe nuk ka shmangur dot përplasjen e fortë me mjetin përballë.
Sipas raportimit të policisë, drejtuesi i makinës ka tentuar të devijojë përplasjen duke e nxjerrë mjetin jashtë asfaltit por motori e ka goditur në pjesën anësore.
Përplasja fatale i mori jetën të riut.