Makina përplas këmbësorin, përfundon rëndë në spital

32

Makina përplas këmbësorin. Ngjarja u regjistrua në rrugën e fshatit Volorekë, Pogradec.

B. M., duke drejtuar mjetin tip “Mercedes Benz”, ka përplasur shtetasin A. D., rreth 54 vjeç, banues në Pogradec, i cili ishte duke udhëtuar në rrugë

Ai u transportua në Spitalin e Pogradecit në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.