Makina përfshihet nga flakët në Durrës, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

23

Një makinë është përfshirë nga flakët sot herët në mëngjes dhe dyshimet janë se kemi të bëjmë me një zjarrvënie.

Policia tha se natën duke gdhirë dita e sotme, në orën 02:45, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht një mjet i parkuar tip “BMW”, në pronësi të shtetasit E. M.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Por në të gjitha rastet e tjera të shpeshtuara kohët e fundit, sulmet ndaj automjeteve mbeten pa autorë.