Makina humb kontrollin dhe përfundon në stacionin e autobuzit, plagosen dy persona në Tiranë

92

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës 20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.