Makina e inerteve bie në gropë, po punonte duke mbledhur mbetjet e godinës së TK

41

Pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, në hapësirën e godinës është dashur të vijnë mjetet e IMT për të mbledhur rrënojat e godinës së rëndësishme kulturore.

Një ndër makinat që punonte për mbledhjen e mbetjeve ka rënë brenda në gropën e hapur siç shihet edhe nga një foto e publikuar nga Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore.

Për të nxjerrë makinën e rënë brenda në gropë është dashur ndërhyrja e një mjeti tjetër.