Makina del nga rruga, dy të rinj përfundojnë në spital

49

Një aksident është raportuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Suk të Fierit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë plagosur dy persona.

Mësohet se automjeti drejtohej nga 24-vjeçari I. B, i cili së bashku me një 16-vjeçare kanë mbetur të plagosur.

Të dy janë dërguar në spital për ndihmë mjeksësore. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit që për pak mund të kishte rezultuar fatal.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.