Makina del nga rruga dhe mbetet e varur, zjarrfikësit nxjerrin shoferin

41

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në Sarandë. Një mjet xhip ka dalë nga rruga dhe ka ngelur i varur në anë të rrugës gati për t’u rrëzuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në hyrje të Sarandë. Një mjet xhip ka rënë nga rruga e katërt është përplasur me makina të parkuara dhe ka përfunduar i varur në buzë rrugës së tretë, teksa poshtë tij ndodhej një ndërtesë.

Nga përplasja mjetit nuk i hapeshin dyert për të nxjerrë drejtuesin një i moshuar, rreth 70 vjeç, i identifikuar si Ramadan Pashaj, banor i fshatit Vrinë, bashkia Konispol.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses që u bë e mundur e nxjerrja e drejtuesit të mjetit i cili u transportua drejt spitalit.

Policia në vendngjarje për të përcaktuar shkakun.