Ballina BOTA Indi, majmuni vret foshnjen 12-ditëshe

Indi, majmuni vret foshnjen 12-ditëshe

Një fëmijë ka vdekur pasi u rrëmbye nga prehëri i nënës së tij nga një majmun në shtetin indian të Uttar Pradesh. Fqinjët nxituan të ndihmonin pasi dëgjuan britmat e nënës pasditen e së hënës në një fshat pranë qytetit Agra, por nuk arritën ta shpëtonin. Foshnja ishte vetëm 12-ditëshe.

“Ata hodhën gurë drejt majmunit për ta detyruar të lëshonte fëmijën, por në kohën kur e braktisi ishte shumë vonë pasi e kishte sulmuar ashpër në fytyrë,” – raportoi policia vendase. Trupi i fëmijës u gjet në tarracën e një shtëpie aty afër. Policia tha se lëndimet në trupin e foshnjes tregojnë se ishte kafshuar në fytyrë.

Sulmet nga majmunët janë të zakonshme në Indi, veçanërisht në kryeqytetin e vendit New Delhi. Sipas autoriteteve vendore, në vitin 2016 u regjistruan 268 raste të kafshimit nga majmunët në qytet.