Ballina Showbiz Majk: S’më le të shoh djalin, reagon ashpër Majlinda

Majk: S’më le të shoh djalin, reagon ashpër Majlinda

Reperi i njohur Kosovar Majk dhe e ish- e dashura e tij, Majlinda Zeka janë bërë shpesh objekt i medias rozë, pikërisht për shkak të raportit të tyre të ndërlikuar.
Diskutimet dhe problemet më të mëdha mes tyre, i adresohen më së shumti frytit të dashurisë, birit të tyre Roan.

Pasi reperi i famshëm është vënë shpesh në fokus të kritikave nga fansat, për faktin se nuk kujdeset për të birin, ka qenë vetë Majk ditën e djeshme që ka folur në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe arsyen. “Djalin tim nuk ma lë me e pa nëna e vet, vetëm sepse jemi ndarë dhe nuk mundet ta pranojë se ndarja është proces jetësor dhe diçka që u bë. Zoti është i madh, vonon pak, por nuk harron. Ti nuk mundesh ta dish kurrë çfarë kam në zemër e sa më do zemra me e pa, e sa dua me e pas afër. Po është hera e parë dhe e fundit që unë i jap llogari njerëzve si ti”, kanë qenë fjalët e tij. Kjo gjë ka irrituar në maksimum Majlindën e cila ka bërë një status të fortë në Instagram. Ajo ka vendosur që t’i sqarojë të gjithë duke thënë se kjo arsye e pretenduar nga Majk nuk është fare e drejtë.

Asnjëherë nuk kam dashur që problemet ose shqetësimet ti bëjë publike, aq më pak ato të cilat kanë të bëjnë me Roanin, kam heshtur gjithmonë në lloj lloj situate, por nuk do të hesht kësaj radhe kur dikush e përdor famën për të arsyetuar mosveprimet e duhura.
Një person i cili e ul cdo femër pasi e përfundon lidhjen tregon më së miri se çfarë ka në brëndësi të tij. Nuk jam këtu për tu bërë avokat i askujt , por vetëm të them publikisht që kam forcë, guxim, dhe krenari të luftoj e t’i qëndroj përballë të vërtetës.

Për mua Roani është bota ime, do të doja shumë të ishte kështu edhe për babin e tij, sepse pikërisht jam unë ajo që ndarjen e kam pranuar si një rrethane shumë normale, por kjo nuk do të thotë që e kam paramendu që një baba bilogjik dhe këtë fryt i cili sot frymon dhe rritet dhe e zbukuron jeten time cdo dite, do të bëhet “vegël” për të thënë të pa vërteta.
Ky  “serial” ka filluar me tendencën për ta mohuar atësinë, pastaj për ta pranuar, dhe pastaj për të dytën herë për ti vënë dilemë kësaj të vërtetë ! Nuk ka asnjë qënie që e pranon ndarjen shumë normale, por jo edhe tendencat e tilla për të më lënduar e thyer sa herë që i duhet dikuj të bëjë lidhje tjetër, dhe pastaj kur të jetë i lirë të thotë që nana e ndalon me pa fëmiun…
U përgjigje para komentuesve, po si do i përgjigjesh ndërgjegjes tënde ose kur djali të rritet e të pyet për të gjitha këto drama që do mbesin dëshmia më e mirë në internet? Ndoshta edhe atëherë fajin do e adresojë te unë, por shpresoj qe të troket ndërgjegjja një ditë e për hir të gjakut tënd e asgjë më shumë, të mos i krijosh fëmiut tënd pa rehati në fëmijërinë e tij.
Zoti do të na gjykoj secilin aq më shumë në këtë rast mua si nanë e ty si baba, e deri atëherë më mirë të mos i arsyetohemi askuj, vetëm vetes karshi Roanit. E une për këtë do jetoj shumë e qetë derisa edhe jetën jam e gatshme ta fal për të. E ta përmbush cdo zbrazeti të tij, sado e vështirë të jetë.
Njerëzinë dhe karrieren kisha sygjeru ti mbash larg njëra tjetres, sepse njëra të sjell famë dhe para, e tjetra të bënë të jesh ky që je e që tregone që brënda teje zgjohet një ndërgjegje jo e pastër duke e arsyetuar veten permes postimeve”- shkruan Majlinda në statusin e saj të gjatë në Instagram.