Ballina LAJME Maj i këtij viti/Bie numri i aksidenteve, 87% e tyre kanë shkak...

Maj i këtij viti/Bie numri i aksidenteve, 87% e tyre kanë shkak sjelljen e drejtuesit të mjetit

115 aksidente rrugore kanë ndodhur vetëm në muajin maj të këtij viti. Krahasur me muajin e një viti më parë, kemi 35 aksidente më pak.

Kështu, sipas raportit të publikuar nga INSTAT, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë aksidentet në muajin maj këtë vit janë ulur me 25,8 %.

Numri i aksidenteve, në pesëmujorin e parë të vitit 2019, është 583, nga 659, duke u ulur me 11,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

INSTAT raporton se, në maj 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 143 persona, nga 201 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 28,9 %.

Numri i të aksidentuarve në pesëmujorin e parë të vitit 2019, është 773 persona, nga 852 persona, duke u ulur me 9,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2018.

Në muajin maj 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 14 persona, nga 17 persona të vdekur në Maj 2018.

Në pesëmujorin e parë 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 76 persona, nga 78 persona, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në maj 2019, aksidentet rrugore, në 87,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 27,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 24,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në pesëmujorin e parë 2019, aksidentet rrugore, në 15,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 30,2 %, krahasuar me një vit më parë