Ballina Uncategorized Magjia e vajit të arrës së kokosit

Magjia e vajit të arrës së kokosit

Vaji i arrës së kokosit, ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut si në profilaksi, ashtu edhe në kurimin e mjaft sëmundjeve, veçanërisht për lëkurën.

Ai vepron si një zbutës efektiv për të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë ketu edhe lëkurën e thatë. Dobite qe sjell vaji i kokosit në lëkurë krahasohen me atë të vajrave mineral. Ndryshe nga vaji mineral,vaji i kokosit nuk ka efekte negative dhe anësore.

Gjithashtu ndihmon në parandalimin e plakjes së parakohshme dhe sëmundjeve degjenerative për shkak të permbajtjeve të saj të njohur si antioksidant.

Në këto dite të ftohta të dimrit është ideale përdorimi i vajit të kokosit. Vaji i arrës së kokosit përdoret si përbërës bazë në industrinë e kozmetikës për shumë produkte si sapunë, locione dhe kremra që përdoren për kujdesin ndaj lëkurës.