Ballina BOTA Madonna rindez armiqësinë me Lady Gaga

Madonna rindez armiqësinë me Lady Gaga

Lady Gaga dhe Madonna kanë një armiqësi që është tendosur vitet e fundit.
Dhe pas një periudhe relativisht të qetë midis tyre, ikona e ‘Material Girl’ akuzoi rivalen e saj Gaga se i ka vjedhur me sa duket një fjalim të famshëm të saj.

Drama filloi kur në mediat sociale qarkulloi një video e Lady Gagës duke përdorur të njëjtin fjalim në mënyrë të përsëritur gjatë turit të ‘A Star is Born’.
“Mund të jenë 100 veta në një dhomë dhe 99 prej tyre nuk besojnë tek ju, por gjithçka që duhet është vetëm besimi i një personi dhe kjo mund të ndryshojë gjithë jetën tuaj,”-tha këngëtarja.

Por rezulton se kjo është një shprehje shumë e ngjashme me atë të Madonnës në vitet 1980. Ajo postoi një video në Instagram ku u intervistua rreth 30 vite më parë duke thënë: “Nëse ka 100 persona në një dhomë dhe 99 thonë se e pëlqejnë diçka, atëherë mua më kujtohet vetëm ai person se që nuk e pëlqen.”
Madonna gjithashtu publikoi edhe një postim tjetër në Instagram të hënën duke thënë: “Mos u ngatërro me mua.”

Kur Gaga shpërtheu në skenën muzikore, ajo dhe Madonna u dukën të afërta me njëra-tjetrën, duke u paraqitur së bashku në një shfaqje të modës Marc Jacobs 2009.
Megjithatë, marrëdhëniet midis tyre u prishën pasi Gaga u akuzua për kopjimin e këngës së Madonnës ‘Express Yourself’ në 2011 kur publikoi ‘Born This Way’.