Ballina Aktualitet ‘Made in Albania’ , rritet prodhimi dhe konkurenca në tregun evropian

‘Made in Albania’ , rritet prodhimi dhe konkurenca në tregun evropian

Sipas statistikave zyrtare Shqipëria shënoi një sezon shumë të favorshëm dhe të bollshëm të prodhimit bujqësor vendas, kryesisht për zarzavatet si patatja, qepa, lakra të ndryshme, karotën, preshin etj, të cilat ‘prekën’ mbiprodhimin, duke shënuar një rritje të eksporteve me 14,4 % gjatë muajit janar 2019.

Konkurenca e prodhimeve “Made in Albania” është rritur ndërkohë që produktet tona po zgjerojnë gjeografinë duke u eksportuar në vendet e BE dhe në vendet e rajonit siç janë Serbia, Mal i Zi, Kosova, por edhe Maqedonia.

Sot prodhimi ynë bujqësor konkurron me prodhimet e rajonit, konkurron edhe me prodhimet e Bashkimit Evropian dhe çmimi i këtyre produkteve, vendoset nga kërkesa dhe oferta për këto produkte.