Ballina Aktualitet Lushnje, strukturat vendore të Partisë Demokratike shkarkojnë Murrizin

Lushnje, strukturat vendore të Partisë Demokratike shkarkojnë Murrizin

Dega e Partisë Demokratike në Lushnje, e cila drejtohej nga Myslim Murrizi, e ka shkarkuar këtë të fundit nga të gjitha funksionet. Të pranishëm në mbledhje ishin edhe të deleguarit nga Tirana, Sahit Dollapi dhe Enkelejd Alibeaj.

Myslim Murrizi refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetit dhe Kryesia e PD e shkarkoi atë nga funksionet në nivel qëndror. Ndërkohë, sot, strukturat e kësaj partie në Lushnje e kanë shkarkuar atë edhe nga funksioni i kryetarit të degës.