Ballina RAJONI Lushnjë, shembet ura e izolohen banorët

Lushnjë, shembet ura e izolohen banorët

Prej së enjtes, një automjet i tonazhit të rëndë la të izoluar fshatrat Biçukas dhe Gërmen në Divjakë. Kalimi i betonieres shembi urën në segmentin e vetëm që i lidh këto fshatra me Divjakën. Banorët kanë mbetur të izoluar në këtë aks rrugor.

Ura e ndërtuar rreth 30 vite më parë u shemb në vitin 2016 nga reshjet dhe përmbytjtet në këtë zonë.

Nga janari i vitit 2016, banorët kalonin në urën provizore të ndërtuar nga Ministria e Mbrojtjes, e cila u shemb së fundmi nga mjeti i tonazhit të rëndë.